Nga 01 Shkurti 2016 Railtrans LLC hapë depo publike doganore në Prishtinë, Kosovë. Depoja ka kapacitet prej 1000 m2 sipërfaqe të mbyllur me mbikëqyrje 24 orë. Përveç kësaj, gjithashtu ofron këto shërbime:

• Deponim të përkohshëm të mallrave (deri në 20 ditë);
• Deponimi doganor;
• Deponimi i mallrave në transit;
• Ngarkim/shkarkim të mallrave;
• Sistem të deponimit në rafte;
• Manipulime me mallin (ri-ngarkimet, ri-paketim);  dhe
• Shpedicion për zhdoganim në Kosovë dhe doganë transit për Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi.

Kjo depo është njëkohësisht pikë grumbullimi i mallit grupazh i cili vjen nga Evropa dhe nga Turqia, ku më pastaj bëhet shpërndarja  nëpër destinacionet finale në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.
Nga Evropa dhe Turqia përkatësisht nga Stambolli nisjet e transportit grupazh janë 1 herë në javë.
Në vazhdën e kërkesave të tregut dhe nevojave të klientëve të Railtans-it, Kuehne+Nagel dhe Railtransi ofrojnë transportin grupazh nga Kina për në Kosovë cdo ditë.