Panairi Nderkombëtar Prishtina 2016

Si vazhdimesi e aktiviteteve te saj RAIL TRANS SH.P.K ishte pjese e Panairit Nderkombtar Prishtina 2016 panair ky qe organizohet nga Oda Ekonomike e Kosoves ne bashkpunim me institucione tjera. Panairi Prishtina 2016 filloi me date 20 Prill dhe pjese e tije ishin kompani qe kane ekspozuar produktet dhe sherbimet e tyre nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia Mali I zi dhe Serbia. Qellimi I ketij panairi eshte promovimi i Kosoves tek investitoret e huaj te cilet nuk kan munguar edhe kete vit.

Neve si kompani ky panair na ka mundesuar shkembimin e pervojave ne mes te kompanive tjera qe nderlidhen me sherbimet qe ofrojme ne , si dhe promovimin e ketyre sherbimeve.Ne radhen e vizitoreve ishin edhe Kryeministri I Kosoves z.Isa Mustafa, presidenti I Kosoves z.Hashim Thaqi si dhe Ministrja e Tregtise dhe Industrise znj. Hykmete Bajrami. Gjate ketyre diteve ne patem mundesine te takonim biznese te reja duke I shtuar ne listen e klienteve tane si dhe klient te mundshem me te cilet shpresojme te vazhdojme bashkpunimin ne te ardhmen. Shumica e kompanive ne Kosove promovimit I cili luan rol te madh ne suksesin e nje kompanie nuk I japing rendesi te madhe, prandaj shpresojme qe ne panairet tjera te kete pjesmarrje me te madhe dhe promovim te produkteve vendore ne menyre qe investitoret e huaj te ken mundesin e krijimit te nje ideje se biznesi Kosovar eshte duke u zhvilluar si dhe ka siguri te mjaftueshme per investim.

Shtrohet pyetja pse kompanite vendore ende perdorin kompani te huaja per import dhe export te mallerave, pergjigja eshte ne krijimin e bindjes se bizneset kosovare nuk e kan kapacitetin e nevojshem per kryerjen e ketyre sherbimeve, ne si kompani kemi nje liste te gjere te klienteve qe kemi fituar besimin e tyre duke I siguruar se ne kemi kapacitetin, saktesin dhe mundesine qe duhet per te shuar kete bindje dhe per ti nxitur ata qe te forcojne exportin I cili sipas statistikave ka perqindje te ulte ne vendin tone. Kjo ishte e gjitha si pjese e pervojes tone ne vitin e 4te te pjesmarjes ne panairin Prishtina 2016.

Comments for this post are closed.