Qoftë nëse është ndonjë transport hyrës/import apo dalës/eksport, ka shumë opsione kur kostoja më e ulët mund të arrihet përgjatë shumëllojshmërisë transportuese të besueshme dhe të ekzekutuar në mënyrë precize, dhe ne jemi të gatshëm për të qenë të aftë të forcojmë kursimet e tilla duke ruajtur metodologjinë e cila ju përshtatet juve.
Railtrans L.L.C. ofron zgjidhje të besueshme efektive me koston më të ulët tek klientët, përmes mundësisë së shumëllojshmërisë transportuese.
Railtrans L.L.C. posedon një staf me eksperiencë shumë të lartë, i cili performon njohuri relevante dhe fleksibile për të menaxhuar të gjitha kombinimet e mundshme të lëvizjeve që kanë të bëjnë me transportin e mallrave duke i lidhur në një ngjashmëri të shtegut të tillë ku klienti kënaqet me kombinimin më të mirë të mënyrave të ndryshme transportuese e që mund të jetë transport në det, ajër, rrugë apo hekurudhë.
Zgjedhje të ndryshme të cilat i përshtaten nevojave tuaja
Railtrans L.L.C. transporton çdo gjë, që nga dërgesat normale, kontejnerët, deri tek mallrat e rënda/me mbipeshë (sikurse makineri agrokulturore, kamionët, autobusët, dhe makineri ushtarake) si dhe ngarkesat e masive.
Ne ofrojmë shumëllojshmërinë e metodave transportuese, duke përfshirë kontejnerët, trenat marshut, transport me kamion, linjë detare dhe ajrore.
Trenat Marshut
Ne jemi të specializuar në transportimin e dërgesave normale, dërgesave masive dhe atë të kontejnerëve nëpërmjet Portit të Selanikut (Greqi), Portit të Barit (Mali i Zi) dhe me vendet e Evropës Juglindore. Ne lidhim vendet Ballkanike me linje tregtare nga Evropa dhe Kina.
Bashkëpunimi i mirë me hekurudhat, kompanitë e kamionëve, linjat detare, kompanitë me ngarkim dhe shkarkim dhe partnerët e ndryshëm, garanton seriozitet të lartë të transportit të mallrave ndërmjet Kinës dhe Evropës Perëndimore nëpërmjet Railtrans L.L.C.
Transporti i kontejnerëve nga/deri Porti i Selanikut, Durrësit dhe të Barit
Ne ju ofrojmë shërbimin e transportit me kontejner nëpërmjet Portit të Selanikut (Greqi), portit të Durrësit (Shqipëri) dhe Portit të Barit (Mali i Zi) prej regjioneve të Amerikës, Azisë dhe Afrikës nëpërmjet transportit detar drejtpërdrejt në destinacionin e fundit në Kosovë. Ne ofrojmë shërbimin e transportit të kontejnerëve/mallrave prej dere në derë.
Ngarkimet me Vagona
Railtrans L.L.C. siguron vagonët për ngarkim për transport të mallrave të ndryshëm prej/deri në Kosovë, duke u bazuar në llojin e mallrave. Gjithashtu, ne kombinojmë transportin hekurudhorë me trena të veçantë dhe atë detar për klientët që merren me industri të ndryshme në Kosovë dhe në kontinentin Evropian.