Duke kombinuar lidhjen tonë me Transportuesit, rrjetin tonë të gjerë dhe lehtësimet, Railtrans L.L.C. është i gatshëm të i’u siguroj shumëllojshmërinë e mundësive në atë se si mallrat tuaj duhet të menaxhohen me ideologjinë e kostos sa më të ulët-efektive të mundshme. Çka do që ju intereson për menaxhimin e inventarit apo zgjidhje komplete të transportit ndërkombëtarë, ne i drejtojmë idetë tuaja të inventarit/mallit biznesor, përgjatë gjithë qarkut jetësor të tregtisë në arritjen e shtegut të synuar.
Duke qenë vazhdimisht i informuar me kohë për trendët dhe kushtet e tregut, bën që Railtrans L.L.C. të jetë partner i preferuar tek klientët tanë. Duke vendosur nëpër vende pune njerëz me eksperiencë, bën që kompania të jetë vazhdimisht në rritje. Transmetimi nga top menaxhmenti poshtë tek secili nivel i kompanisë, ka fokus të veçantë për t’i mbajtur klientët tanë të kënaqur në secilin aspekt të shërbimit tonë. Dinamizmi i ekipit tonë të menaxhmentit dhe të punëtorëve është në dijeni të plotë çdo herë, për nevojën e dërgesës së produkteve të klientëve tanë me kohë. Kjo gjë na shtyen që ta bëjmë biznesin tuaj të suksesshëm dhe që është çelësi primar i suksesit tonë gjithashtu.
Stafi | mbi 90 puntor |
Zyre në Kosovë | Zyra kryesore në Prishtinë, Zyra për shpedicion në terminal Devolli dhe, Zyra për shpedicion në terminal të Prizrenit |
Zyre në Shqipëri | Durrës port, Shqipëri |
Magazine | Depo doganore Publike me,hapsirë,1500m2, në Prishtinë |
Kompanitë | Railtrans LLC-Kosovë , Railtrans Albania LLC- Shqipëri |
Flota e kamionëve | Kapaciteti prej 50 kamionëve për kontejner dhe, Kapacieteti prej 10 kamionëve, me ceradë dhe mbi 80 nënkontraktorë |
Flota e lokomotivave | Aktualisht janë 2 lokomotivat diesel. |