Panairi Ndërkombëtar Prishtina 2016
Si vazhdimësi e aktiviteteve të saj, RAIL TRANS SH.P.K ishte pjesë e Panairit Ndërkombëtar Prishtina 2016, panair ky që organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me institucione tjera. Panairi Prishtina 2016 filloi me datë 20 Prill dhe pjesë e tij ishin kompani që kanë ekspozuar produktet dhe shërbimet e tyre nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Mali i Zi dhe Serbia. Qëllimi i këtij panairi është promovimi i Kosovës te investitorët e huaj, të cilët nuk kanë munguar edhe këtë vit.
Neve si kompani, ky panair na ka mundësuar shkëmbimin e përvojave në mes të kompanive tjera që ndërlidhen me shërbimet që ofrojmë ne, si dhe promovimin e këtyre shërbimeve. Në radhën e vizitorëve ishin edhe Kryeministri i Kosovës z.Isa Mustafa, Presidenti i Kosovës z.Hashim Thaqi si dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë znj. Hykmete Bajrami. Gjatë këtyre ditëve ne patëm mundësinë të takonim biznese të reja duke i shtuar në listën e klientëve tanë, si dhe klient të mundshëm me të cilët shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin në të ardhmen. Shumica e kompanive në Kosovë, promovimit, i cili luan rol të madh në suksesin e një kompanie nuk i japin rëndësi të madhe, prandaj shpresojmë që në panairet tjera të ketë pjesmarrje më të madhe dhe promovim të produkteve vendore, në mënyrë që investitorët e huaj të kenë mundësinë e krijimit të një ideje se biznesi Kosovar është duke u zhvilluar si dhe ka siguri të mjaftueshme për investim.
Shtrohet pyetja pse kompanitë vendore ende përdorin kompani të huaja për import dhe export të mallrave? Përgjigja është në krijimin e bindjes se bizneset kosovare nuk e kanë kapacitetin e nevojshëm për kryerjen e këtyre shërbimeve. Ne si kompani kemi një listë të gjerë të klientëve që kemi fituar besimin e tyre duke i siguruar se ne kemi kapacitetin, saktësinë dhe mundësinë që duhet për të shuar këtë bindje dhe për t’i nxitur ata që të forcojnë exportin, i cili sipas statistikave ka përqindje të ulët në vendin tonë. Kjo ishte e gjitha si pjesë e përvojës tonë në vitin e 4-të, të pjesmarrjes në panairin Prishtina 2016.