OPERATOR HEKURUDHOR
Nga fillimi i vitit 2017 Railtrans sh.p.k. ka filluar operimet e veta si operatorë i parë privat hekurudhor në vendin tonë dhe në rajon.
Me njohuri të gjatë në sektorin hekurudhor ,ne jemi të sigurt se oferta jonë në treg do jetë më atraktive për kompanitë të cilat ju përgjigjet ky lloj transporti.
Ne jemi të specializuar në transportimin e dërgesave normale, trenave të plotë, dërgesave masive dhe atë të:
-
- Kontejnerëve nëpërmjet Portit të Selanikut (Greqi), Portit të Barit (Mali i Zi) nga/deri vendet e Evropës Juglindore.
- Transportin e derivateve ( dizel,gas etj).
- Transportin e xeheve.
- Transportin e drithërave.
Bashkëpunimi i mirë me hekurudhat e rajonit , kapacitetet tona në transportin rrugorë të kamionëve, partneriteti me linjat detare, kompanitë me ngarkim dhe shkarkim dhe partnerët tjerë në zingjirin logjistikë, garanton seriozitet të lartë të transportit të mallrave qoftë nga vendet e largëta aziatike atyre të evropës perëndimore apo vendeve të rajonit tonë.
Railtrans L.L.C. siguron vagonët për ngarkim për transport të mallrave të ndryshëm prej/deri në Kosovë, duke u bazuar në llojin e mallrave.
Gjithashtu, ne kombinojmë transportin hekurudhorë me trena të veçantë dhe atë detar për klientët që janë të orientuar në industri të ndryshme në Kosovë dhe në kontinentin Evropian.